Education Empowerment Initiative (EEI), në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut 2021–2027, fton pronarë të hapësirave, biznese dhe ofrues të hapësirave të përbashkëta të punës që të paraqesin oferta për dhënien me qira të një hapësire për zyrë në Prishtinë.
Kërkesat për hapësirën
Hapësira duhet:- të ndodhet në Prishtinë, në një zonë lehtësisht të qasshme;
- të jetë e përshtatshme për punë administrative dhe takime;
- të ketë së paku dy tavolina pune me karrige;
- të ketë kushte të rregullta pune, përfshirë energji elektrike, ngrohje/ftohje, sanitari dhe qasje në internet;
- preferohet të ketë qasje në pajisje për printim dhe fotokopjim;
- të ofrojë kushte të përshtatshme dhe të sigurta për punë.
Oferta duhet të përmbajë
- emrin dhe kontaktin e ofertuesit/pronarit;
- adresën dhe përshkrimin e hapësirës;
- sipërfaqen e hapësirës;
- çmimin mujor të qirasë;
- informacion se cilat shpenzime përfshihen në çmim (internet, energji elektrike, ujë, mirëmbajtje etj.);
- informacion mbi mobilimin dhe pajisjet në dispozicion, përfshirë tavolina, karrige, sallë për takime dhe pajisje për printim/fotokopjim, nëse ofrohen;
- fotografi të hapësirës;
- informacion mbi disponueshmërinë dhe kushtet e qirasë.
