Nënshkruhet Marrëveshja e Partneritetit dhe mbahet takimi inaugurues i projektit Green Schools Initiative (GSI)

Me nënshkrimin zyrtar të Marrëveshjes së Partneritetit dhe mbajtjen e takimit inaugurues (Kick-off Meeting) në South East European University (SEEU), ka nisur zyrtarisht zbatimi i projektit Green Schools Initiative (GSI), në kuadër të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Takimi mblodhi përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave partnere, përfshirë Rektorin e South East European University, Kryetarin e Komunës së Bërvenicës, Drejtoreshën Ekzekutive të Education Empowerment Initiative (EEI), Drejtorin e INDEP-it, përfaqësues të Komunës së Ferizajt, si dhe menaxherët dhe koordinatorët e projektit.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme të projektit, ndërsa u diskutuan mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve gjatë dy viteve të ardhshme.

Green Schools Initiative synon të promovojë edukimin mjedisor, efikasitetin energjetik dhe zhvillimin e praktikave të qëndrueshme në shkolla dhe komunitete, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit dhe vendos themelet për një partneritet të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse, me synimin për të krijuar ndikim afatgjatë në zhvillimin e komuniteteve dhe promovimin e një mjedisi më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *