EEI dhe Atelier “Luledielli” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e artit dhe zhvillimit komunitar

Education Empowerment Initiative (EEI) dhe Atelier “Luledielli” kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi (MoU), duke shënuar fillimin e një partneriteti të ri me dimension ndërkombëtar, në bashkëpunim me partneren znj. Anna Congedo.

Ky memorandum krijon bazën për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe artistike, të orientuara drejt fëmijëve, të rinjve dhe grave. Bashkëpunimi synon të promovojë artin si një mjet për edukim, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, përmes aktiviteteve që nxisin kreativitetin, përfshirjen sociale dhe shkëmbimin e përvojave.

Në kuadër të këtij partneriteti, gjatë periudhës në vijim do të organizohen aktivitetet e para me komunitetin artistik, duke prezantuar teknika të reja krijuese, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke kontribuar në zhvillimin e iniciativave me ndikim afatgjatë në komunitet.

Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve të EEI me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, me synim krijimin e mundësive të reja për edukim, zhvillim dhe fuqizim përmes artit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *