Ngjarja e fundit në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë mblodhi mësimdhënës nga Prishtina, Prizreni dhe Podujeva në punëtorinë “Edukimi Mediatik – Praktikat Nordike në Kosovë”, duke krijuar një hapësirë për reflektim kritik, dialog profesional dhe shkëmbim përvojash në kontekstin dhe nevojat e sistemit arsimor në Kosovë.
Mbi 30 mësimdhënës punuan së bashku për të eksploruar se si përvoja e vendeve nordike në edukimin mediatik mund të përshtatet në mënyrë kuptimplotë në shkollat e Kosovës dhe në realitetin mediatik me të cilin përballen nxënësit çdo ditë.
Punëtoria u udhëhoq nga eksperti finlandez i edukimit mediatik, Dr. Lauri Palsa, i cili prezantoi qasje bashkëkohore mbi tema kyçe si:
- mendimi kritik, dezinformimi dhe inteligjenca artificiale
- siguria dhe privatësia në rrjete sociale
- mirëqenia digjitale dhe menaxhimi i kohës në ekran
- influencerët, reklamat dhe presioni digjital
- pjesëmarrja e përgjegjshme në hapësirat online
Në hapje të aktivitetit, Zëvendës-Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Sanna Tavi, theksoi rolin kyç që mësimdhënësit kanë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe rezistente përmes zhvillimit të mendimit kritik tek gjeneratat e reja.
Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë frymëzuese dhe bashkëpunuese. Përmes punës në grupe, mësimdhënësit zhvilluan aktivitete konkrete dhe praktike për klasat e tyre, të cilat do të zbatohen drejtpërdrejt me nxënësit, duke i përshtatur me moshën dhe realitetin mediatik të tyre.
Falënderojmë Dr. Lauri Palsa, partnerët nordikë dhe të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës për përkushtimin dhe energjinë e tyre në forcimin e edukimit mediatik në Kosovë.
Ky aktivitet u organizua nga Education Empowerment Initiative (EEI) në kuadër të projektit për edukimin mediatik, me mbështetjen e Ambasadave Nordike në Kosovë dhe financimin nga Nordic Council of Ministers.
Teachers from Three Municipalities Join Efforts to Advance Media Literacy in Kosovo
At the “Hivzi Sulejmani” City Library in Pristina, teachers from Pristina, Prizren, and Podujeva came together for the workshop “Media Literacy – Nordic Practices in Kosovo,” creating a space for critical reflection, professional dialogue, and the exchange of experiences in response to the context and needs of Kosovo’s education system.
More than 30 teachers worked together to explore how Nordic media education practices can be meaningfully adapted to Kosovo’s schools and to the media realities that students face every day.
The workshop was led by Finnish media education expert Dr. Lauri Palsa, who introduced contemporary approaches to key topics such as:
- critical thinking, disinformation, and artificial intelligence
- safety and privacy on social media
- digital well-being and screen time management
- influencers, advertising, and digital pressure
- responsible participation in online spaces
Opening the event, Deputy Ambassador of Finland to Kosovo, Sanna Tavi, highlighted the crucial role teachers play in building a democratic and resilient society by fostering critical thinking among younger generations.
The workshop was characterized by an inspiring and collaborative atmosphere. Through group work, teachers developed concrete and practical classroom activities that will be directly implemented with students, adapted to different age groups and their media realities.
We extend our sincere thanks to Dr. Lauri Palsa, our Nordic partners, and all participating teachers for their dedication and engagement in strengthening media education in Kosovo.
This activity was organized by Education Empowerment Initiative (EEI) within the Media Education Project, with the support of the Nordic Embassies in Kosovo and funding from the Nordic Council of Ministers.


















