Marrëveshje për sjelljen e ekspertizës nordike në arsimin e Kosovës

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për sjelljen e ekspertizës nordike në shkollat tona dhe fuqizimin e të rinjve me aftësi kritike dhe siguri digjitale.

Me këtë nënshkrim, e mbyllim vitin 2025 me një arritje të madhe për EEI dhe për arsimin në Kosovë, duke hapur rrugën për bashkëpunim të thelluar me partnerët nordikë dhe për sjelljen e modeleve më të avancuara të edukimit mediatik.

Zëvendësshefja e Misionit në Ambasadën e Finlandës, Sanna Tavi, dhe Blerta Aliu Ahmeti, Drejtoreshë Ekzekutive e Education Empowerment Initiative (EEI), nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e Projektit Nordik të Edukimit Medial, një iniciativë e Këshillit Nordik të Ministrave.

I zbatuar në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës, Ambasadën e Suedisë dhe Konsullatën e Nderit të Norvegjisë në Prishtinë, projekti do të sjellë ekspertizë nordike në edukimin medial dhe sigurinë digjitale në shkollat e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet fuqizimi i të rinjve për të menduar në mënyrë kritike, për të identifikuar dezinformimin dhe për t’u angazhuar me përgjegjësi në hapësirën digjitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *