Ngjarjet e fundit në Kosovë, ku fëmijët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mediave sociale, tregojnë se siguria digjitale po shndërrohet në një shqetësim global. Ndërkohë, shumë shtete kanë ndërmarrë hapa konkretë: Australia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, Danimarka dhe Norvegjia po vendosin kufizime të reja të moshës, Franca kërkon pëlqim prindëror për fëmijë nën 15 vjeç, ndërsa Brazili dhe Malajzia gjithashtu po zhvillojnë mekanizma të rinj mbrojtës që hyjnë në fuqi nga viti 2026. Ky orientim global tregon qartë tendencën drejt forcimit të mbrojtjes së të miturve në internet.
Në këtë kontekst, Kosova duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje sigurisë digjitale në politikat arsimore dhe shoqërore. Prandaj, EEI përmes projektit të tretë të financuar nga Këshilli Nordik i Ministrave do të vazhdojë të avokojë së bashku me partnerët nordikë dhe komunat pjesëmarrëse, duke ngritur kapacitetet profesionale në shkolla dhe duke forcuar edukimin mediatik dhe mbrojtjen e të rinjve në mjedisin digjital.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit globale, vlerësojmë se është momenti që edhe Kosova të reflektojë dhe të ndërtojë një kornizë të qartë ligjore për mbrojtjen e të rinjve në medien digjitale.
Recent developments in Kosovo, where children have been exposed to risks stemming from social media platforms, show that digital safety is becoming a global concern. Meanwhile, several countries have taken concrete legal measures: Australia has banned the use of social media for children under 16, Denmark and Norway are introducing new age-restriction policies, France requires parental consent for users under 15, and Brazil and Malaysia are implementing new protection mechanisms starting in 2026. This global direction clearly reflects an increasing commitment to safeguarding minors online.
In this context, Kosovo must give greater attention to digital safety within its education and social policies. Therefore, through its third project funded by the Nordic Council of Ministers, EEI will continue to advocate together with Nordic partners and participating municipalities by strengthening professional capacities in schools and advancing media literacy and youth protection in the digital environment.
Taking into account recent global developments, this is the right moment for Kosovo to reflect and establish a clear legal framework that protects young people in the digital sphere.
#DigitalSafety #YouthProtection #EEI
