Memorandum bashkëpunimi për avancimin e edukimit medial me ekspertizë nordike

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të arsimit në Kosovë përmes ekspertizës nordike.

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Podujevës dhe organizatës Education Empowerment Initiative (EEI) për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim”.

Nëpërmjet këtij memorandumi synohet forcimi i edukimit medial, sigurisë digjitale dhe mendimit kritik tek mësimdhënësit dhe nxënësit. Po ashtu, palët synojnë të promovojnë një qasje moderne, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt në arsim, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi për të lundruar me përgjegjësi në botën digjitale.

Projekti parasheh angazhimin e ekspertëve nordikë për zhvillimin e një programi trajnimi për trajnerë (Training of Trainers) për ekipin lokal të EEI-së, me qëllim përgatitjen e tyre për trajnimin e mësimdhënësve në shkollat e Podujevës.

Pas përfundimit të programit, trajnerët e certifikuar të EEI-së do të realizojnë sesione trajnimi me 30–40 mësimdhënës në shkollat e përzgjedhura, me fokus në:

  • edukim medial dhe analizë kritike të burimeve të informacionit
  • siguri digjitale dhe sjellje të përgjegjshme në internet
  • parandalim të dezinformimit dhe përmbajtjeve të dëmshme online

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.

#NordicExpertise #MediaLiteracy #AmbasadatNordike #EEI #KomunaePodujevës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *