Një hap i rëndësishëm drejt sjelljes së ekspertizës nordike në arsimin e Kosovës.
Sot u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me organizatën “Education Empowerment Initiative – EEI”, me qëllim zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim”, i financuar nga Këshilli i Ministrave Nordikë.
Ky projekt do të sjellë ekspertizën nordike në sistemin arsimor të Kosovës, me synim forcimin e edukimit medial, sigurisë digjitale dhe mendimit kritik te mësimdhënësit dhe nxënësit.
Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Prizrenit dhe EEI do të promovojnë qasje moderne, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta në arsim, duke i ndihmuar mësimdhënësit dhe nxënësit të zhvillojnë aftësi për të lundruar me përgjegjësi në botën digjitale.



