Takim Strategjik me Komunën e Preshevës

Drejtoresha e Education Empowerment Initiative (EEI), znj. Blerta Aliu Ahmeti, zhvilloi sot një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Takimi u fokusua në nismat për edukim joformal, siguri digjitale në shkolla dhe fuqizimin e të rinjve përmes projekteve që nxisin pjesëmarrjen qytetare dhe rritjen e mundësive për punësim. Palët shprehën gatishmëri të plotë për bashkëpunim në projekte konkrete që do të sjellin ndikim të drejtpërdrejtë për komunitetin lokal.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe përfaqësues të Unionit Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke forcuar partneritetin ndërinstitucional për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Gjithashtu, një takim i veçantë u mbajt edhe me stafin e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, ku u dakordua nisja e bashkëpunimit në kuadër të projekteve për sigurinë digjitale dhe edukimin qytetar në mjedisin shkollor.

Faleminderit Komunës së Preshevës dhe partnerëve për besimin, gatishmërinë dhe mikpritjen.

#EEI #YouthEmpowerment #Presheva

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *