Përfaqësuesit e Education Empowerment Initiative (EEI) zhvilluan sot një takim zyrtar me Nënkryetaren e Komunës së Podujevës, znj. Marigone Lahu.
Diskutuam mundësinë e bashkëpunimit për avancimin e arsimit joformal dhe fuqizimin e të rinjve përmes iniciativave që promovojnë pjesëmarrjen aktive, edukimin qytetar dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
U dakorduam të fillojmë bashkëpunimin ndërinstitucional me synim konkretizimin e projekteve me ndikim real për komunitetin.
Faleminderit Komunës së Podujevës për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
#EEI#YouthEmpowerment#ArsimJoFormal

