Punëtori Edukative dhe Aktivitete në SFMU “Xhemail Mustafa” Prishtinë

Në kuadër të projektit “Shkollat pa Vape – Siguria në Shkolla”, organizata Education Empowerment Initiative – EEI ka zhvilluar punëtori informuese dhe aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e klasave të gjashta në Shkollën Fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Këto sesione kanë pasur për qëllim edukimin e nxënësve mbi rreziqet nga përdorimi i cigareve elektronike (vape), ndikimin e tyre në shëndetin mendor dhe fizik, si dhe rëndësinë e ndërtimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në shkolla.

Programi përfshiu diskutime interaktive, punime në grupe, ushtrime bashkëpunuese dhe shembuj praktikë që nxisin mendimin kritik dhe sjellje të shëndetshme.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia .

-----------------

EDUCATIONAL WORKSHOPS AND ACTIVITIES AT “XHEMAIL MUSTAFA” SCHOOL

As part of the project “Schools Without Vapes – School Safety”, the Education Empowerment Initiative (EEI) held educational workshops and awareness-raising activities with 6th-grade students at “Xhemail Mustafa” Elementary School in Prishtina.

These sessions aimed to educate students about the risks of using electronic cigarettes (vapes), their impact on mental and physical health, and the importance of building a safe and healthy school environment.

The program included interactive discussions, group work, collaborative exercises, and practical examples that encouraged critical thinking and promoted healthy behaviors among children.

This activity is supported by the Kosovo Civil Society Foundation (KCSF) ‘EJA Kosovo’ program, co-financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and Sweden .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *